TIRANE

Edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania Xheni Mhillaj ka qenë një prej atyre banoreve që ka zgjuar gjithmonë kureshtjen e publikut. Marrëdhënia me Benardin, por edhe jeta e saj pas daljes nga shtëpia e famshme ka qenë në qendër të vëmendjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke qenë se Xheni ka qenë gjithmonë natyrë pa komplekse dhe e hapur me publikun, edhe këtë herë ka vendosur të tregohet e tillë dhe të flasë për një temë që shumica e personazheve publikë hezitojnë ta bëjnë. E ftuar në emisonin “Trokit”, Xheni ka treguar për herë të parë se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.

“Unë kam bërë një operacion , kam bërë hundën. E kisha pak siklet hundën ishte thjesht një fiksim i imi që më kishte filluar para 3 vitesh por gjithmonë e kisha shtyrë dhe thosha me vete se një ditë hunda që kam do të më pëlqejë por nuk më ka pëlqyer kurrë. Kështu një ditë mora guximin edhe pse jam shumë frikacake të bëja ndërhyrjen në hundë. Ka rreth dy muaj që e kam bërë. Unë u konsultova edhe pse familjen time të cilët më thanë nëse e ke problem bëjë” – ka treguar Xheni.
(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb