TIRANE- Ish-zëdhënësja e Sali Berishës është paditur ditët e fundit nga ishbashkëshorti, Dritan Haxhiraj. Pas denoncimit që Juela Meçani paraqiti në gjykatë për Haxhirajn, vjen një tjetër padi adresuar Meçanit.

Pretendimi i ish-bashkëshortit këtë herë është se nuk e ka lejuar të kalojë kohën e përcaktuar nga gjykata me vajzën e tyre. Depozitimi në Gjykatën e Tiranës vjen vetëm pak ditë pas lajmit që qarkulloi në media të ndryshme, sipas të cilit, Juela Meçani kishte akuzuar ishbashkëshortin për dhunë fizike dhe psikologjike. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish zëdhënësja e hodhi poshtë një fakt të tillë, duke thënë se padia ishte thjesht për dhunë psikologjike.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: