Christian Vieri, ish bomberi italian, u ndal të fliste sot për sezonin e ardhshëm që pritet të fillojë në mesin e muajit gusht, me rastin e ceremonisë së shorteut për sezonin e ardhshëm të Serie a, 2024-2025. “E rëndësishme është që tani lojtarët të pushojnë, pasi i pret një sezon i gjatë mes kampionatit, kupave të europës, kupës së Italisë dhe impenjimeve ndërkombëtare me kombëtaret e tyre. Interi është një skuadër e madhe, ajo duhet të provojë të fitojë skudeton sërish.

Rivali i tyre këtë vit? Napoli i Contes, sepse ka një trajner të madh dhe mbi të gjithë sepse ka për të luajtur vetëm një ndeshje në javë. Më pas vijnë me rradhë Juve, Milan. Te kuqezinjtë madje kam besim se mund të rivalizojnë deri në fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: