Pas përplasjes së qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së me policinë, në tentativë për të mos lejuar që kryeministri Rama të hynte në Elbasan, flasin edhe ish deputetët e PD.


Ish-deputeti i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi në një lidhje telefonike për News 24, tha se elbasanasit kanë dalë në protestë për t’i thënë stop varfërisë dhe krimit. “Por përveç këtyre ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.


Ndërsa Edmond Spaho, tha se “Rama sot hyri në Elbasan me forca speciale. Qytetarët treguan edhe njëherë se sa shumë e urrejnë Ramën. Rama do të qërohet nga ky vend, do t’i hapë rrugën me hir a me pahir zgjedhjeve të ndershme”.


(m.a/BalkanWeb)