Me tone të ashpra ish deputeti i PD Aldo Bumçi shpreh vendosmërinë e opozitës për rrëzimin e Kryeministrit Rama, teksa i përgjigjet me të njëjtën gjuhë deklaratave të maxhorancës për burgosjen e atyre që mund të cënojnë procesin zgjedhor. Bumçi paralajmëron skenar të papreçedentë nëse maxhoranca në 30 Qershor do të mbajë zgjedhjet pa opozitën.

Sipas Aldo Bumçit, kush qëndron në sistemin e Edi Ramës, i shërben atij në këto momente të shenjave të fundit të regjimit të tij. Komenetet ish-deputeti i PD i bëri në studion e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe Balkan Web.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb