Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boci denoncon sjelljen e drejtorive të shkollave ndaj prindërve. Sipas Boçit, drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të derdhin para në llogaritë bankare. Ish-deputeti, shprehet ndër të tjera në postimin e tij të “Facebook” se në vend që shkollat të stimulojnë ekselentët ndodh e kundërta, u merret para. Sipas Boçit ekselenca blihet me para.
“Jep 25 mijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.”-shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçit
E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.
Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)
Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.
Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.
Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull
Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.
Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.
Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.
p.s
Mos harroni gjyqin!!!
Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb