TIRANË

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer policinë në “INSTAT” që merret vetëm me statistikat dhe se është i kapur nga krimi.

Sipas tij, Shqipëria është kthyer në vend tranzit të kokainës dhe heroinës dhe një ‘njollë e zezë’ duke u bërë lajmi kryesor i mediave europiane.

POSTIMI I BRAIMLLARIT
Shqipëria është kthyer në vend tranzit të kokainës dhe heroinës!
Edi Rama dhe policia e tij politike është totalisht e nënshtruar para krimit të organizuar.
Edi Rama e kthehu policinë e shtetit në “INSTAT” që merret vetëm me statistika.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk ka vullnet të luftojë krimin e organizuar, nuk ka vullnet të plotësojë kushtet për çeljen e negociatave sepse është i kapur dhe i mbajtur peng nga krimi.
Për fatin tonë të keq gjatë kësaj qeverie, Shqipëria është kthyer një njollë e zezë dhe në lajmin kryesor të mediave europiane.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb