TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ish-deputeti Endrit Braimllari, akuzon kryeministrin Edi Rama se i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale.

Në një postim në “Facebook”, Braimllari shkruan se Rama nuk merre me plotësimin e kushteve të Bundestagut por bie ndesh me to.

Sipas tij, Edi Rama dhe Rilindja janë të vendosur qartë kundër interesit kombëtar, kundër qytetarëve të vendit të cilët varfërohen çdo ditë nga politika e hajdutërisë.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama dhe Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend.
Edi Rama nuk merret me plotësimin e kushteve të Bundestagut gjerman por bie ndesh me ato duke mos luftuar krimin dhe trafikun e drogës por duke u bërë njësh me krimin.
Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi të heroinës dhe kokainës kjo e bërë me garanci shtetërore nga kjo qeveri e lidhur drejtpërdrejt me krimin e organizuar.
Siguria kombëtare është në mëshirë të fatit sepse Edi Rama i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale. Edi Rama dhe Rilindja janë të vendosur qartë kundër interesit kombëtar, kundër qytetarëve të vendit të cilët varfërohen çdo ditë nga politika e hajdutërisë e Edi Ramës.

Braimllari
Braimllari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb