Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka zhvilluar sot një takim me demokratë në njësinë nr.11, ku kryefjalë e diskutimeve ishte ristrukturimi i seksioneve apo dhe zgjedhja e strukturave.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjunkshi thekson se demokratët janë të angazhuar për nisjen e reformave transformuese për një shtet ligjor, standarde të zhvillimit demokratik dhe integrimit europian.
“Një takim emocional me demokratë në njësinë 11, në Kodër Kamëz dhe Bregu i Lumit. Me ta diskutuam për shumë çështje por më së shumti u përqendruam në ristrukturimin e seksioneve, dhe zgjedhjet e drejtuesve dhe strukturave. Demokratët janë të angazhuar plotësisht për nisjen e reformave transformuese për një shtet ligjor, standarde të zhvillimit demokratik dhe integrimit europian.”, shkruan ish-deputeti.
(BalkanWeb)