TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi akuzon shefin e rendit në Elbasan se ka dhunuar qytetarët që protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Në një status në “Facebook”, Boçi shkruan se Armand Muça, dikur truprojë i kryeministrit Rama dhe sot shef rendi, i armatosur bërtiste dhe godiste këdo. Ai ka publikuar foto nga puna e mëparshme e Muçës.

STATUSI I BOÇIT
BADIGARDI I RAMËS QË U BË SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit. I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo. Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet. Po cili është ky personazh? Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës. Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës. E ç’pritet nga ky tipi? Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera. Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat. Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb