TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku i ka drejtuar sot 6 pyetje kryetarit të zgjedhur të Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër të dalë nga votimet e 30 qershorit Valdrin Pjetri.

Në një deklaratë nga selia blu, Ulqinaku publikoi dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, duke theksuar se të dhënat vërtetojnë se Valdrin Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në vitin 2010.

Ajo e akuzoi Pjetrin se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit për të fshehur dënimin në Itali.

DEKLARATA E PLOTË
Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me zë të mekur e kokën ulur, teksa gënjente për të shkruarën e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.
Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.
Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Pra Vladrin Pjetri është kapur sot në një gënjeshtër të trashë, duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës.
Në vend të gënjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve:
Pse i ndërpreve studimet në Itali, ku qëndrove vetëm një vit?
Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur në Itali në periudhën 2002- 2010?
A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk di gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?

A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshirë bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

Këto janë pyetjet që presin përgjigje qytetarët e Shkodrës dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.
Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, përfaqësuesin e klanit kriminal të Rilindjes në Shkodër, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkisë Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe kriminelë të tjerë të sojit tënd.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb