TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka replikuar me eurodeputetin gjerman Knut Fleckenstein në një postim të tij në “Twitter”. Fleckenstein ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ‘live’ ashtu dhe në llogarinë e tij në “Twitter”.

Por ish-deputetja Mehmetaj i ka shkruar se shqiptarët presin nga qeveria asgjë më pas nga sa pret ai nga qeveria gjermane. Dhe i kërkon të lërë opozitën të bëjë detyrën e saj, duke i shkruar se ai mendon për zgjedhjet europiane në maj.

“I dashur Knut. Shqipëria është shtëpia ime dhe unë pres nga qeveria ime, asgjë më pak nga sa prisni ju nga qeveria juaj në Gjermani. As nuk dua ta imagjinoj çfarë mund të ndodhte në vendin tuaj, nëse qytetarët do të vuanin vetëm një përqindje të vogël të asaj që vuajnë shqiptarët. Të lutem na lër të bëjmë detyrën tonë. Ju po mendoni për zgjedhjet e Majit, ne po punojmë për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Mehmetaj në Twitter.

Mehmetaj Replika
Mehmetaj Replika

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: