TIRANE

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook” akuzon policinë jo vetëm për dhunën ndaj banorëve të bregut të Lumit, por edhe për censurën dhe ndaj gazetares Dorjana Bezat, të cilën sipas saj edhe e kanë kërcënuar.

Krahas postimit të saj, Vokshi poston edhe një video ku gazetarja Dorjana Bezat po përgatitet të raportojë live për News 24 ngjarjen në Bregun e Lumit.

Ish-deputetja, ndër të tjera shprehet se vendi ndodhet në terr informativ dhe se Rama ka vënë policinë të dhunojë qytetarët.

“SHQIPËRIA NË AUTORITARIZËM LINDOR!!
Në video shihet gazetarja Dorjana Bezat, që po përgatitet të raportojë live për Neës24 për ngjarjen e rëndë te Bregu I Lumit. Por dy efekive të policisë janë urdhëruar që të pengojnë transmetimin live duke dalë përpara kamerave. Jo vetëm kaq, por efektivët e policisë edhe kanë kërcënuar se do arrestojnë gazetaren dhe kameramanin nëse do vijojnë të transmetojnë live.
Terr informativ!
Asnjë shqiptar nuk duhet të dijë që qindra forca policore (a thua se fëmijët e gratë ishin kriminelë) kanë rrahur barbarisht, kanë gjakosur, kanë hedhur banorët nga catia, kanë hedhur lëndë helmuese brenda ambjenteve të shtëpive ku kishte edhe foshnja, fëmijë të vegjël apo gra shtatzana, kanë ndarë familje dhe braktisur fëmijë.
Me urdhër të Ramës asgjë prej këtyre, e asgjë që atij nuk I pëlqen, nuk duhet të transmetohet, e shqiptarët duhet të vazhdojnë të jetojnë atë botën virtuale të krijuar prej propagandës së ERTV. Media tjetër është ose e blerë me tendera, koncesione apo kontrata të fshehura ose e shantazhuar dhe e dhunuar nga policia.
E për këtë ka vënë policinë përballë qytetarëve, përballë opozitës e tashmë edhe përballë gazetarëve.
Është koha të mos heshtim, sepse shpejt do na vënë edhe POLICI MENDIMI!!!
#Protesto #13prill për një #Shqipëri të lire
#Protesto për të drejtat e tua
#Protesto për të drejtën e strehimit e për një shtëpi për fëmijët tuaj!!”- shkruan Vokshi në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb