TIRANE

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar praninë e forcave policore pranë Kuvendit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, demokratja Vokshi shkruan se regjimi ushtarak i kryeministrit Edi Rama ka frikë nga populli, ndaj edhe ka mobilizuar policinë.

Policia Kuvend
Policia Kuvend

Vokshi, shton se deputetët që mbrohen nga populli s’duhet të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.
“PARLAMENTI NËN RRETHIM! REGJIMI USHTARAK I RAMËS KA FRIKË NGA POPULLI. Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.

Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij. Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve. Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!”-shkruan Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb