Ish-drejtori i AKU, Genc Juka, në emisionin “Alert”, në News24, tha se bordi shkencor është i domosdoshëm, por drejtuesit teknik të AKU, nuk kanë qenë profesionist, pasi sipas tij ka edhe agronom brenda AKU dhe kjo është jashtë çdo kriteri.

Ai solli si rast edhe punësimet në kontrollin e importeve në portin e Durrësit, ku një prej punonjësve ishte një person i cilësuar si i plotfuqishmi i Durrësit. Kjo sipas Genc Jukës është një turp për AKU-në dhe se dokumentet ishin për të marrë vajin.

Një problem tjetër, Juka e sheh edhe te shërbimi veterinar, ku sipas tij mesatarja ka shkuar 50 vjeç, pasi brezi i ri nuk pranon të studiojë për veterinari, pasi nuk trajtohet me kushte dinjitoze. Vterinerët sipas Jukës janë më të keqpaguarit dhe s’kanë kushte as për transportin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb