Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin! Ndonëse prej ditës mediat italiane gëlojnë në informacione sa i takon zgjatjes së kontratës së mbrojtësit kuqezi të ekipit të drejtuar nga Karlo Ançeloti, diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Ai që e zbulon prapaskenën, është Pino Vitale, ish-drejtori i Empolit, ekipit ku Hysaj shkëlqeu përpara se të kalonte te Napoli

“Kam parë që në këtë sezon, që pas ardhjes së Malkuit, ka pasur më pak hapësira. Për mua është lojtar që duhet mbajtur në ekip, por nuk besoj se do të rinovojë, kjo pasi e njoh De Laurentisin. Nëse vjen ndonjë ofertë konkrete, ai do ta lërë Hysajn të ikë. Natyrisht, që ky është vetëm opinioni im”, tha Vitale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb