Ish-drejtori i OSHEE, Adrian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-drejtori i OSHEE është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, teksa kamerat kanë kapur momentin kur Adrian Çela futet brenda ambienteve të SPAK.

Adrian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023. çela u padit në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila kallëzoi tre kompani që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb