TIRANË

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar sot në “Dritare me Rudinën” në News24 ngriti dyshime të tjera për grabitjen e ndodhur sot brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ai tha se grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.

“Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas furgonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët. Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli. Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet”, deklaroi Havari.

Gazetarja Klodiana Lala tha se dyshon se grupi kriminal mund të ketë inkriminuar edhe zyrtarë të shtetit. “Kam dyshime dhe kam prova për këtë që të gjitha që nga kompania e sigurisë, policia e me radhë institucionet kanë çaluar”, tha ajo.

Ndërkaq gazetarja Rudina Xhunga lexoi një mesazh të ardhur nga dëshmitarë se nga i njëjti avion kishte zbritur pak para grabitjes edhe Presidenti i Republikës dhe sapo ishte larguar garda, ndërkohë që me të do të udhëtonte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb