Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim për trafik droge, është dënuar sot me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Ndonëse ai akuzohej për tre akuza penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’, Çela ka arritur të shpëtojë, duke u akuzuar vetëm për ‘Shpërdorim detyre’.

Kujtojmë se ish-drejtori i Policise, është shpallur në kërkim policor, ndërsa vendimi u dha në mungesë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: