Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka bërë një deklaratë të fortë nga Shkodra ku ndodhej për promovimin e dy librave të tij “Udhe në Pasqyrë” dhe “Vice Versa”. Ai deklaroi se krimi është i lidhur me politikën dhe funksionon së bashku.

“Përderisa krimi emëron në administratë dhe ndan tendera me krimin kjo përbën mafie. Në Shqipëri dhe në Shkodër ka me dhjetëra grupe kriminale që janë të lidhur ngushtë me politikën dhe duhet një reagim i të gjithëve për ta ndaluar këtë situatë”, u shpreh Prençi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai tha më tej se vettingu në Policinë e Shtetit nuk është një zgjidhje dhe një e mirë që i bëhet policisë dhe është e panevojshme. “Policia vihet nën presionin e komisionerëve që nuk dihet as se nga vijnë”, deklaroi ish-drejtori i Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb