Në ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot kur ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni e akuzuar për “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, ka shantazhuar publikisht gazetarët.

Teksa hynte në GJKKO për t’u marrë në pyetje, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi në mënyrë të paprecedentë gazetaren e News24, Klodiana Lala. Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.

Gazetarja komentoi në lidhje live më pas duke thënë “Se cilave takime i referohet Hyseni, do duhet t’i sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh” Ajo shtoi se akuzat do t’i ndjekë në rrugë ligjore.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: