Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Suedi-Zvicër, një ikonë e futbollit anglez si Geri Nevill, ish-lojtarë i kombëtares së ‘Tre Luanëve’ dhe Manchester United, ka kritikuar ashpër Granit Xhakën. Sipas Nevill mesfushori me orgjinë shqiptarë ishte fajtor për golin e shënuar nga Forsberg.

Neville-640x400

“Për atë gol, Xhaka është për turp. Ai u rrëzua dhe e la Forsberg-un që t’i ikte e të shënonte. Ndoshta ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe është ulur e ka menduar se ka bërë një ndeshje të mirë, se ka pasuar saktë dhe se ka bërë disa numra në fushë. Dhe këtë gjë e kemi parë javë pas jave tek Arsenali. Atij i mungon disiplina. Nuk është një nga ata lojtarë që unë pëlqej.”, u shpreh Nevill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb