Lazio është shumë pranë arritjes së një objektivi të madh këtë sezon në “Seria A” pasi skuadra e drejtuar nga Inzaghi është në avantazh ndaj Interit për të kapur vendin e fundit që të çon në “Champions”.

Padiskutim që meritat për këtë sezon u takojnë të gjithë palëve, por drejtori sportiv Igli Tare është ai që ka befasuar me shumë, duke afruar lojtarë me çmime të arsyeshme që tani vlejnë me qindra milionë euro.

Për momentin një problem te skuadra kryeqytetase është largimi i Stefan De Vrij në fund të sezonit pasi holandezi do të lërë hapësira në qendër të mbrojtjes. Për ish-futbollistin e Lazio-s, Lionello Manfredonia, kjo nuk do të jetë aq shtesësuese pasi Tare si gjithmonë do ta gjej një zgjidhje.

“Lazio është një surprizë në këtë sezon dhe me Inzaghi-n po bën një kampionat fantastik. Tare ka treguar nivelin e tij këto vite, duke bërë zgjidhje vërtet shumë të mira për lojtarët. Largimi i De Vrij? Jam i sigurt se Tare e ka gati zëvendësuesin në kokën e tij, pasi është një nga drejtorët sportiv më të mirë në Europë”, ka thënë Manfredonia për ‘RMC Sport’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb