Adeleke Akinyemi, futbollisti i skuadrës së Ventspils i cili u bë i njohur me 6 golat që i shënoi në “Europa League” Luftëtarit, prej 2 ditësh vijon të jetë i zhdukur.

Skuadra letoneze njoftoi dje për këtë situatë, ndërsa bëri edhe një njoftim në polici.

Së fundmi për portalin e “oëngoalnigeria” të afërmit e futbollistit 19-vjeçar nigerian që më herët ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut, kanë dhënë versionin e tyre.

“Adeleke u bashkua me Ventspils një vit më parë dhe kishte një klauzolë të vogël për largimin e tij. Gjithashtu edhe rroga ishte e vogël. Tani, me performancën e tij në Europa League, klubi refuzon ta shesë, me këtë klauzolë.

Presidenti aktual nuk ishte në krye të ekipit kur Adeleke u ble. Ai tani po përpiqet ta shesë me një çmim të lartë në Rusi, pasi dhe ai vetë është rus.

Tani që ta shesin për më shumë para, po e detyrojnë që të firmosë një kontratë të re, me një klauzolë shumë më të lartë. Atij i vendosën edhe një armë në kokë dhe i thanë të firmoste kontratën e re ose ndryshe do e vrisnin. Akinyemi i tha se do e firmoste në ditët në vazhdim, para se të vendoste të largohej më mirë nga shteti.

Ventspils e di shumë mirë për sorollatjet e tij, madje edhe presidenti i klubit ka folur me të. Gjithsesi, ai kërkon siguri për jetën e tij para se të kthehet në Letoni.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb