TIRANE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi kandidimin e ish gardistit Agron Malaj, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar, për bashkinë e Matit. Rama tha se Agron Malaj ka qëne pjesë e gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

“Nuk flas shumë shpesh për 21 janarin, kam folur se lindi nevoja per të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është që Agron Malaj ka qëne pjesë e Gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Ju që merreni me informacionin keni të drejtën por edhe detyrën që para se ti vendosni njerëzit në një kornize shabllone të investigoni. Unë i kam bërë investigimet e mia, është larguar si shumë të tjerë po nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, po për t’i dhënë mundësinë e transparencës të gjithë procesit. Si mund, në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë për të pranuar një person që do ishte fajtor qoftë edhe moralisht në 21 janar. Jo, ka qenë një nga ata njerëz që kanë informuar imtësisht për 21 janarin. Jam shumë i qetë në këtë drejtim.

Edhe në protestën e të shtunës jo të gjithë njerëzit që vijnë janë fajtorë. S’mund të them kurrë që edhe njerëzit këtu para km janë huliganë, jo janë ata që bëjnë veprime të tilla. Kurrë si kam futur njerëzit në një thes. Nuk jemi të gjithë njësoj, as ne që merremi me politikë, se në të kundërt sot këtu do bëhej marshim funebër jo konferencë, do ishte marshimi për të vrarë.

Në spitale do kishte mbi 40 të plagosur me armë nga e shtuna. Edhe për 3 shkopinj gome mbi shpinën e dollapit bëhet nami, kurse nga ata thuhet faleminderit me kaq se mund të kishit vrarë edhe 15 veta.

Thash që në 21 janar nuk është gjuajtur asnjë molotov drejt këtyre mureve, dhe duke parë imazhet pash që ishin djegur edhe 2 kazanë, për të bërë diferencën, jo për të justifikuar djegien. Më shkruanin deputetë, që kishin ende mesazhe të miat. Besnik bare, Xhemal Qefalia, pyeteni ..

Kryeministria ishte me gardh, si kopsht zoologjik, se ishte luani brenda, e njerëzit rrinin varur mbi kangjella. Këtu vijnë te dera dhe keni parë që vijnë edhe të zhveshur me mbërthim zbërthim pantallona. Kështu sepse jemi ndryshe.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb