Ashtu siç pritej, Partia Socialiste është shpallur fituese në të 60 bashkitë e vendit, duke i lënë partisë MEGA vetëm Finiqin, pasi garonte pa opozitën.

Mes bashkive të fituara nga PS është edhe ajo e Matit, në të cilën kryeministri Edi Rama kishte caktuar kandidat Agron Malajn.

Ky i fundit është një emër i njohur për një ndër ngjarjet më të rëndësishme të politikës shqiptare në periudhën e demokracisë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e “21 Janarit”, në të cilën u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard nga protestat e opozitës, të drejtuara në atë kohë nga Edi Rama.

Agron Malaj njihet si ish-gardisti i “21 Janarit”, ndërsa tashmë do të drejtojë Bashkinë e Matit. Ai ka arritur që të marrë 7,936 vota. Kandidatura e tij ka sjellë reagime të shumta nga opozita, e megjithatë ai mori besimin e matjanëve për të marrë drejtimin e këtij qyteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb