Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka rrëfyer për sfidat që ekzistonin për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës. Lame, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se personi i parë që i ka kërkuar ndihmë ka qenë Xhavit Haliti të cilit i ishte përgjigjur pozitivisht.

Ai tregon se pavarësisht se Shqipëria kishte mjaftë armë, transportimi i tyre drejt Kosovës ishte shumë i vështirë edhe për shkak të mbikëqyrjes ndërkombëtare. “Sigurimi i armëve realisht ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte armë mjaft por kundërvënia e ndërkombëtarëve ishte e madhe. Kish një moskuptim edhe nga institucionet policore”, tha ai.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se policia në kuadër të detyrës çdo transportim të armëve e konsideronte trafikim i armëve për përfitime materiale e jo gjest patriotik. “Njëherë i kam thënë një ministri “duhen armë për UÇK-në”. Ai më tha “jo se do na akuzojnë për trafikantë”. I thashë “unë kam më shumë respekt për një trafikantë që më çon armë drejt kufirit dhe përfiton pesë lekë, por nuk kam respekt për asnjërin që pengon dërgimin e armëve””.

Lame thotë se ishte shumë e rëndësishme që armët që shkonin të front, pavarësisht se dikush mund të përfitonte materialisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb