ELBASAN – Një 39-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia, bashkë me partneren, pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila pretendon se çifti ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur.

Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, shtetasit B.S. 39 vjeç dhe O.S. 41 vjeçe, janë ndaluar pasi më datë 7 gusht, dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur.

“Më datë 17.08.2016, u ndaluan shtetasit B.S. dhe O.S vjeç 39 e 41, banues në Elbasan, pasi më datë 07.08.2016, ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Tiranë, se ish bashkëshorti, shtetasi B.S, ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten O.S, në prani të fëmijës së mitur. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 100/1, 108/2/3 dhe 25 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: