SHBA


Prej disa muajsh ajo është bërë një nga femrat më të pasura në botë dhe tani ka vendosur që gjysmën e pasurisë së saj ta dhurojë për bamirësi. MacKenzie Bezos u divorcua nga bashkëshorti i saj, Jeff Bezos.


Së fundmi ish-bashkëshortja e pronarit të Amazon dhe njeriut më të pasur në botë Jeff Bezos, është bërë pjesë e fushatës “Giving Pledge”, e filluar për herë të parë në vitin 2010 nga Ëarren Buffet dhe Bill Gates.


Kjo fushatë ka si qëllim të çojë përpara luftërat për arsimimin, shëndetësinë, barazinë sociale dhe ndryshimet klimaterike. Ndarja e çiftit erdhi pas 25 vitesh martesë duke e bërë MacKenzie miliardere me një pasuri që vlerësohet të arrijë 36.6 mld USD.

“Kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë me të tjerët dhe nuk kam asnjë dyshim për vlerën e madhe që jepet nga impulsi për të dhënë dhe ndarë.”, shkruan në letrën e saj MacKenzie

Pronari i Amazon, Jeff Bezos e vlerësoi iniciativën e ish bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo do të jetë një filantrope shumë e mirë. “Ajo është një filantrope shumë e mirë dhe jam shumë krenar për të”- ka thënë Jeff Bezos.

Megjithatë, burri me pasurinë më të madhe në botë ende nuk i është bashkangjitur kësaj fushate bamirësie. Ndarja mes tyre erdhi pas 25 vitesh martesë. Pas divorcit, MacKenzie fitoi një pasuri prej 36,6 miliardë dollarësh. Pronari i Amazon ka një pasuri marramendëse 114 miliardë dollarë.
(BalkanWeb)