ITALI

Ajo gjithmonë ka vënë para çdo gjëje familjen, duke shmangur probleme dhe polemika me ish bashkëshortin e saj, portierin e njohur italian, Gigi Buffon. Po flasim për Alena Seredoven e cila disa vite pas flet për divorcin e saj. Tashmë që është më e qetë dhe ka kaluar dhimbjen e ndarjes ka folur për marrëdhënien me ish- burrin.

“Tradhtia e Buffon”? Lajmin e mora vesh nga radio, unë nuk dija asgjë, isha e fundit që e mësova. Mendoj se pas atij lajmi u bëra më e mirë, kam qenë me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, unë nga njëra anë dhe Gigi nga ana tjetër”- ka thënë Alena Seredova.

Alena ndarjen nga portieri italian e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë. Këtë gjë edhe vetë Buffon e ka thënë në media. “Ajo kishte të gjthë të drejtën e botës të më hapte propleme por nuk bëri kurrë asgjë të tillë. Ajo ka qenë e mrekullushme”- ka thënë portieri i njohur.

Alena Seredova ka treguar më tej se në shtëpi ka ende foto me Buffon. “Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por në shtëpi kemi ende foto bashkë. Të kaluarën mund ta fshish në qoftë se nuk ke fëmijë por kur janë ata gjithcka është ndryshme dhe është qeshrake ta bësh një gjë të tillë, ta fshish.

Kur ishim në periudhën tonë më të errët u mundova të vetëpërmbahesha, mendoja për fëmijët dhe jam treguar më pak impulsive sa jam zakonisht”- ka treguar më tej Alena.

Tashmë ajo ka lënë gjithcka pas krahëve dhe është gati të nisë një jetë të re me partnerin e saj, Alessandro Nasi. “Alessandro nuk mori me vete një grua por edhe dy fëmijët e saj. Ai gjeti një femër të brishtë, e cila ishte e inatosur me të gjithë botën, me të gjthë meshkujt. Por pati durimin që ta kthente në jetë sërish. Jam shumë me fat sepse jo gjithmonë kur mbyllet një histori vjen mashkulli i vërtetë në jetën tënde”- përfundoi Alena Seredova.

Gigi Buffon Alena Seredova Min 1140x758
Gigi Buffon Alena Seredova Min 1140×758

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: