Raportohet se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me Isaac Carew. Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat rozë, shefi kuzhinës dhe modeli i famshëm publikoi foto nga spitali.


Duket se Carew po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram.


Dhe Isaac tregoi se përfundoi në spital pas ndarjes.


Shefi kuzhinës e hoqi nga Instagram Duan mbrëmjen e së martës. 23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.

Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin,”-tha një burim për The Sun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Etiketa: