Kukësi humbi 4-2 ndaj Partizanit dhe kjo nuk la një shije të mirë jo vetëm për skuadrën verilindore dhe tifozët, por edhe te ish-lojtarët.

Një prej liderëve të Kukësit të këtyre sezoneve, Ylli Shameti, i larguar vetëm pak ditë më parë nga ekipi, nuk ka lënë pa thumbuar trajnerin aktual me një postim në “Instagram”.

Shameti

Ai ironizon me trajnerin aktual, Shpëtim Duro. “Mister ‘kuqo’, mos u mërzit se ka ndeshje të tjera…’, shkruan mbrojtësi gjirokastrit që u transferua te Gjilani.

Mesa duket ish-kapiteni “akuzon” indirekt Duron për largimin nga Kukësi, edhe pse ka thënë se oferta që iu bë për rinovim ishte larg profilit të tij për atë që kishte dhënë te skuadra verilindore./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb