Analisti politik, ish-këshilltari i kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se Amerika po sugjeron pezullimin e taksës por, në rast se dialogu do të dështonte, taksa do të vazhdonte me automatizëm. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se pezullimi i taksës është i domosdoshëm meqë po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleaten kryesore, SHBA-në.

Ai ka thënë se mund të vihet në pikëpyetje edhe ndihma për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës. Sipas Maliqit, mesazhet e Uashingtonit janë kërcënime serioze dhe nuk duhet të neglizhohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb