Mesditën e kësaj të mërkure, ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame u paraqit në SPAK. Sipas burimeve nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, Lame është thirrur për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK.

Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.

Hetimet ndaj Lames
Në prill 2021, në media u publikua një audiopërgjim me protagonist drejtorin e atëhershëm të Kadastrës, Artan Lame. Në këtë audiopërgjim dëgjohej Lame duke folur, teksa ndër të tjera shprehej se “rezultojnë 100 mijë ndërtime të cilat kanë aplikuar për legalizim, por s’mund ta marrin të drejtën dhe janë të paligjshme”. Përpos kësaj Lame i udhëzonte punonjësit të mos reagonin dhe të mos u thonë të vërtetën pronarëve të objekteve deri në momentin që të kalojnë zgjedhjet, në të kundërt “i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin” shprehej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: