TIRANË- Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar implikimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në bisedat e përgjuara mes dy trafikantëve të drogës në Itali nga autoritetet italiane.

Pas publikimit të të gjitha përgjimeve, Klosi tha se nuk e bind dosja e autoriteteve italiane.

“Për Tahirin është thënë edhe më parë, me thënë të drejtën nuk e kam besuar. Unë e dëgjova sot dhe i besoj më shumë se atyre kriminelëve. Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë folur pa doreza fare. Kriminelë që flasin kaq lirshëm dhe s’ja kanë frikën e përgjimit”,- tha Klosi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: