GREQI

Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehet pro marrëveshjes së Prespës dhe kundër kryesisë së Lëvizjes për Ndryshim (KINAL).

Papandreu thyen heshtjen në një intervistë për “Gazetën e Redaktorëve” ku e konsideron mjaft pozitive për rajonin marrëveshjen për cësthjen e emrit të Maqedonisë.

Marrëveshja pritet të kalojë të martën e ardhshme në komisionin e posaçëm dhe të premten në parlamentin grek, deklaroi kryetari i kuvendit grek, Nikos Vuçis pas asamblesë së SYRIZA sot, në një intervistë për CNN Greece.

Jorgos Papandreu e konsideroi si “një marrëveshje të balancuar” duke theksuar se është momenti i përshtatshëm që duhet shfrytëzuar nga të gjitha palët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb