Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi” të organizuar nga LDK, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema ka folur për rolin e Rugovës në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

D’Alema ka theksuar se shqetësimi kryesor i ish-presidentit Bill Clinton ishte se Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-s, duke shtuar se ai ishte i bindur për fuqinë e Rugovës.

“Koha ka kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe janë shumë larg për të mirë nga ajo që kishte kërkuar Ibrahim Rugova dhe këtë situatë nuk pati mundësi të shohë ai”, tha D’Alema.

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.

Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizonte rajonin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb