ITALI – Ish-kryeministri italian, Mario Monti është fotografuar teksa mbante radhën në spital, për të vizituar bashkëshorten e tij. Fotografia është publikuar në “Facebook” nga një qytetar, i cili ndodhej në të njëjtin spital në Milano, në momentin kur ka mbërritur ish-kryeministri. Qytetari Luca Gaspari shkruan në rrjetet sociale se Mario Monti u soll në spital ashtu siç sillet një njeri i zakonshëm në përditshmërinë e tij, duke treguar modelin e një politikani që të gjithë do të dëshironin.

“Dje më ndodhi diçka e pazakontë. Isha në një spital në Milano me nënën time dhe në një moment erdhi prof. Mario Monti me bashkëshorten e tij. Zonja Monti duhej t’i nënshtrohej të njëjtës ndërhyrje, për të cilën ishte në pritje edhe mamaja ime. Profesor Monti erdhi pa eskortë, mbajti radhë si të gjithë dhe gruaja e tij priti radhën si çdokush. U ul në shkallë, foli me këdo që e pyeste për diçka, pa u bezdisur dhe punoi gjatë gjithë kohës. Këtë dedikim dua t’ua kushtoj të gjithë atyre vulgarëve që na përfaqësojnë, që në vazhdimësi shfrytëzojnë pozicionin e tyre për interesin e tyre personal. Sensi i gjithçkaje është që kur je i Madh nuk ke nevojë ta shprehësh këtë gjë! Personalisht mbetem vetëm me një dyshim…nuk e di si e preferonte ujin, të gazuar apo natyral! Komplimente.”- shkruan Luca Gaspari në “Facebook”-un e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: