Gjykata Posaçme e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla përfundimisht do të vuajë dënimin me dy vite heqje lire. Vendimi nuk ndryshoi edhe për personat e tjerë të përfshirë. Konkretisht dënimi për ish-nënkryetaren Enkeleda Lleshi, u konvertua në shërbim prove. Lirim më kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për shkeljes së barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave. Biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.

Lefter Alla u arrestua me 15 Mars të një viti më parë për një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarët e bashkisë, favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtim i rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin dhe Kastriot Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb