Safet Sushiç, ish-legjenda e përfaqësueses së ish-Jugosllavisë, dhe ish-trajneri i Kombëtares së Bosnje-Hercegovinës, vetëkandidohet për stolin e Kombëtares kuqezi. Boshnjaku, që së fundmi ka qenë trajner i Akhisarsporit, aktualisht është pa një skuadër dhe në një proncimin dhënë serbes “Mondo”, shprehet se është gati të bisedojë për stolin kuqezi.


“Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris, që është krahu i djathtë i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Takohemi shpesh, por jo për arsyen e postit të trajnerit. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete” – shprehet Sushiç.


(j.s/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb