Herolind Shala është bashkuar me Partizanin. Klubi i kuq ka arritur marrëveshje me mesfushorin dhe ka nënshkuar një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026. Lajmi është bërë i ditur, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Shala mbahet mend për faktin se ka luajtur 5 ndeshje me Shqipërinë.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të regjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar.
Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start”- shkruan klubi.