Vijojnë përplasjet mes dy reperëve Mozzik dhe Getinjo me ish menaxherin e tyre pak pasi njoftuan largimin nga labeli On Records dhe se këngët e tyre janë fshirë nga Youtube. Por pas njoftimit të dy këngëtareve për largimin, ka reguar ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani në një prononcim për “Express”, teksa tha se dy reperët do të përballen me ligjin për prishjen e kontratës para afatit dhe sipas tij ata kanë përfituar pasi u bënë të famshëm dhe tani u larguan.

“Ata kanë marrë një vendim në kokën e tyre pa menduar se ne kemi një kontratë të shkruar me ta, ata do të përballen me ligjin.. të ndërton kompania me qindra, mijëra euro në ta dhe pastaj u bëra i famshëm, i bëra dy euro në xhep dhe të largohem nga kompania”, u shpreh ndër të tjera Elshani.

Por pas kësaj deklarate, ka reaguar sërish këngëtari Mozzik në Instagram ku shkruan se ndjehet i prekur në sedër nga fjalët e ish-menaxherit dhe se ai ka punuar për të qenë aty ku është sot.

72938-640-0-5a56101974ecc

Postimi i plote:
“Nuk u kundërpërgjigjem juve, e keni me të “drejtë” isha me këmbë të thyer kur erdha tek ju. Unë lashë familjen vetëm për të punuar. Bëra 8 muaj gjumë në studio vetëm, i obliguar për të treguar që unë talentin e kam, nuk ma keni dhënë ju. Ua shpalosa veten e tregova veten, e patë? 1 vit, 2 vit? Shumë hite në studio kanë thelbin tim të them 95%, pse nuk u krenuat? Unë isha krenar që çdo po ecte bukur, nuk më ka interesuar sa fitoj o zotërinj, kam dashur suksesin dhe respektin më shumë.

Pse ndryshuar kur unë fillova të fitoj famën ajo më takon mua, mendua që do iki ngaqë bëra famë dhe pak lej…jo, jo! Edhe gjumi filloi të bëhej pjesë në aeroplan, nuk ju dëgjova? Gabova ndonjë gjë? Ju keni investuar në mua sepse jeni ata që duhej ta bënit këtë, por nuk kam njohur shifra qindra e mijëra euro në karrierën time deri sot nga ju. E kundërta di që kam dhe keni fituar qindra mijëra euro nga artikulli juaj Mozzik. Pse nuk u gëzuar, nuk latë ditë t’i shijojmë sukseset e përbashkëta. Erdhën shumë artista tek ju dhe u larguan. Pse nuk i bëtë ata si mu drejtoni mua me “TË KENA KRIJU NA, TË KENA BO NA”.

Keni bërë punën tuaj asgjë më shumë, instrumentale, inçiim dhe videoklip, po një melodi pa shkronja ta hedhim në publik a thua vallë do e këndojnë melodinë, jo i duhet teksti normal, tekst i bukur, tekst i rrallë atë që kam krijuar unë! Si nuk dolët njëherë të thoni Bravo, Bravo! Cili ka qenë problem të më mbani mbyllur? Të burgosur? Të thyer? Të larguar nga kolegët pa pikë nevoje? Të larguar nga shoqëria? Jo, jo. Unë kam nënshkruar punë, jo fyerje dhe kërcënime dhe shumë gjëra të tjera. Faleminderit për këto vite me diell dhe me shi! Ju jam mirënjohës për të mirat! Paçi të mira dhe suksese!”
65uyjhn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: