TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, e krahason marrëveshjen për 4 lëvizjet e lira të ashtuquajtur “Shengeni Ballkanik” mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut me Unionin Ekonomik Euroaziatik të Putinit.


Në një postim në “Facebook”, Shehu kujton se nga dje Medvedev ndodhet në Beograd ku mes shumë marrëveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia e Traktatit me këtë Union.


Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është pritur mirë si nga SHBA ashtu dhe nga BE, ndërsa kujton firmosjen e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pa praninë e Brukselit.


POSTIMI I SHEHUT
“Shengenit” ballkanik të Rama-Vuçiç po i “del tymi” tek Unioni Ekonomik Euroaziatik i Putinit.
Prej dje Medvedev është në Beograd ku midis shumë marrëveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia më 25 tetor në Moskë e Traktatit me atë Union.
Megjithëse firmosja e atij Traktati nuk është pritur mirë nga SHBA si dhe nga Brukseli për papajtueshmëri me anëtarësimin në BE dhe dëmtim të integrimit europian të Rajonit, Serbia nuk tërhiqet nga rruga drejt Moskës.
Ndërkaq me parë Rama ka firmosur në Serbi vetëm me Vuçiç e Zaev e pa asnjë prezencë të Brukselit, një dokument komprometues për një “Shengen” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”.
Tashmë firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashëm ky në terma me ‘Shengenin” Rama-Vucic, bën që dhe ky i fundit me firmëtarët e tij të lidhet direkt apo indirekt me Rusinë, duke tentuar të shtyjnë Shqipërinë e Rajonin drejt Lindjes nëpërmjet Serbisë.
Të tilla politika të jashtme e Rajonale në kundërshtim me interesat tona jetike, europiane e Perëndimore, duhen ndalur.

Shehu Fb
Shehu Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb