Ish-ministri i Mbrojtjes Gotabaya Rajapaksa, do të jetë presidenti i ri i Sri-Lankës. Ai garonte përballë Sajith Premadasa, i cili e pranoi humbjen në zgjedhje ndërsa i uroi edhe fitore rivalit të tij.


“Është privilegj të nderoj vendimin e popullit dhe të uroj Gotabaya Rajapaksa-n për zgjedhjen si president i shtatë i Sri-Lankës”, tha Premadasa përmes një deklarate.


Mësohet se Rajapaksa ka kryesuar me 50.7 për qind të votave, ndërsa Premadasa 43.8 për qind. Partia e Rajapaksa-s e shpalli fitoren përmes një deklarate dhe i falënderoi votuesit për zgjedhje paqësore. Këto zgjedhje u mbajtën shtatë muaj pas sulmit të tmerrshëm masiv në disa kisha dhe hotele, ku mbetën të vrarë më shumë se 250 njerëz.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb