TIRANE– Ish-ministri i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka komentuar marrëveshjen e 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që i dha fund ngërçit politik dhe siguroi pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, Besnik Mustafaj tha se Lulzim Basha duhet të bëjë transparencë para strukturave se për çfarë është diskutuar me Ramën për rreth 5 orë.

“Po të isha në kryesinë e PD do bëjë transparencë para strukturave. Pra çfarë u bisedua në takimin që zgjati rreth 5 orë? Për mua është shenjë e papjekurisë së Lulzim Bashës që nuk ka bërë transparencën për të hequr një barrë”- tha ish- ministri i Partisë Demokratike.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja tha se rezultati që do marrë PD në zgjedhje do përcaktojë edhe fatin e PD dhe se kush do jetë kryetar i kësaj force politike.

“Rezultati i zgjedhjeve do përcaktojë kush do jetë kreu i PD. Nëse ky e paska pastruar partinë mendoj se kjo është teatër. A ka ikur Sali Berisha kur humbi në 2013? Nuk mendoj se Rama do bëjë marrëveshje me Ramën nëse nuk bëhet ‘kingmaker’ Meta. Nëse Rama merr mbi 70 vota lind pikëpyetja nëse i leverdis më shumë të marrë Bashën apo Metën në koalicion. Gjëja që kontestoi më shumë çadra ishte shkatërrimi i opozitës dhe ky e shkatërroi se hyri në marrëveshje”- tha Lubonja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: