Nga Valentina MADANI

Ish-ministri i PD-së hedh hije dyshime për të shkuarën e hershme dhe afatmesme të kritikëve të Lulzim Bashës. Në vijim të intervistës për “Gazeta Shqiptare”, z. Gjana i kërkon kreut aktual të PD-së që të hapë ‘kutinë e zezë’ të atyre që po e kritikojnë. Z. Gjana bën të ditur se, sa kohë ata ishin në pushtet vunë pasuri marramendëse dhe se edhe sot bëjnë jetë luksi nga favoret e pushtetit. Jemin Gjana këshillon ish-liderin e PD-së Sali Berisha që secilin prej tyre t’i thërrasë dhe t’u thotë: “Mjaft, deri këtu, ju njoh gjithsecilin prej jush…”.

Z.Gjana, çfarë roli duhet të marrë ish-kreu i PD-së Sali Berisha me qëllim zgjidhjen e krizës brenda PD-së?
Z.Berisha ka bërë një zgjedhje të vetën duke mbajtur një qëndrim neutral. Gjysmë deklarimet e tij janë bërë publike dhe nuk jam në brendësi të atyre që nuk janë publike. Por mendoj që ca gjëra mund t’u thotë disa prej kolegëve. Në mos në mënyrë publike, le t’i thërrasë secilin në mënyrë më të ngushtë dhe t’u thotë: mjaft, deri këtu sepse dimë disa gjëra për njëri-tjetrin.

Përse nuk e bën një gjë të tillë?
Këtë nuk e di, por njerëzit i japin të drejta vetes më shumë se ç’kanë. Unë kam vlerësime shumë pozitive për Jozefina Topallin, sepse vjen nga një familje që në Shkodër gëzon respekt maksimal, që im atë dhe njerëz të tjerë që unë kam pasur në burgje më kanë folur për njerëzit e saj që në burgje kanë mbajtur qëndrim të jashtëzakonshëm. E vlerësoj, sepse ajo është shkodrane, vjen nga një komunitet anti-komunist, ka një performancë shumë të gjatë në PD, por sjelljet e saj lënë për të dëshiruar. Unë kam qenë në zyrë kur e kam parë të “kacafytur” me Berishën duke i thënë që ti ke marrë Arben Imamin shef kabineti dhe këshilltarin e ke komunist. Kurse tani e shohim në krah të Imamit. Ajo e di shumë mirë që unë e kam drejtuar tri herë shtabin elektoral të Bashkisë së Shkodrës dhe e di shumë mirë arsyen. Bëhet fjalë për vitin 2000, 2003 dhe 2007. A mund të më thotë ajo përse? Pse jo ajo, por unë? Mos të flasë edhe për gjëra të tjera. Njerëzit bëjnë mirë të përmbahen dhe mos të na detyrojnë që ne të flasim.

Ju përmendet debatin e Topallit me Berishën, por sot atë e shohim bashkë me Imamin…

Janë bërë bashkë për inat të Lulzim Bashës. Por këtu gabojnë sepse dimë shumë gjëra për ta. Ndaj duhet të vetëpërmbahen.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/02/gjana-basha-tu-hape-kutine-e-zeze-kritiket-te-shkuar-te-dyshimte-jozefina-te-mos-me-detyroje-te-flas-di-shume/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: