TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë “Berisha”, Besnik Mustafaj është shprehur kundër protestës së thirrur nga opozita më 7 maj në Kavajë, ditën kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë pas heqjes së mandatit të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi.

Në studion e News24, i pyetur nëse do të ketë përplasje më 7 maj në Kavajë dhe nëse palët fitojnë diçka me përplasjet, Mustafaj tha se nuk sheh arsye që të ketë përplasje, por se për të protesta është e pakuptimtë dhe jo produktive.

“Janë dy gjëra të ndryshme zgjedhjet e 18 qershorit me ato të 7 majit, nuk shosh arsye që të ketë përplasje. Procesi duhet të rrjedhë. Kjo protestë është e pakuptimtë dhe jo produktive për mendimin tim. Kjo protestë do e zhvendosë vëmendjen e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve nga qëllimi kryesor që ka opozita për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi diplomati, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: