TIRANE– Një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj teksa komentoi situatën politike në vend, pohoi se ditën e sotme ka shpresa për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, që do të sjellë dhe futjen e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Mustafaj theksoi se opozita ka marrë garanci nga paketa “McAllister”.

“Besoj se sot do arrihet një marrëveshje dhe kjo më bënë optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën McAllister. Por ne nuk njohim detajet. Ajo është platformë. Po punohet, po negociohet dhe do arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do marr garanci kur të shoh ca është pranuar dhe ca jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë”, tha ish-ministri Mustafaj, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ai u pyet dhe në lidhje me faktin se sa efektive ishte protesta e opozitës në këto kohë, ndërsa shtoi se ajo ishte pozitive. “Unë besoj se bilanci i kësaj protestë është pozitiv në thelbin e vet. Është arritur ndërkombëtarizimi i krizës, si asnjëherë tjetër, i mosbesimit të opozitës tek maxhoranca. Çka është një goditje për imazhin e maxhorancës. Presioni ndërkombëtar ka qenë i përqendruar tek opozita që kjo e fundit të hynte në zgjedhje. Lëvizja e 4 ministrave ka qenë fitore e PD. Rama ka treguar dritëshkurtësi politike. Po ashtu lëvizja e krerëve të policisë ishte meritë e PD-së”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: