TIRANE- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka bërë një deklaratë mjaft alarmante, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në “News24”. Panariti u shpreh se rezervuarët në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko çfarë po ndodh, po çahen rezervuarët. Ka një sërë rezervuarësh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuara. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuarët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”, tha ish-ministri Panariti.

Ai u shpreh se gabimi i madh është që rezervuarët tani janë nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.

“Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikëqyrje këto, i kanë kaluar bashkive. Por bashkitë, janë të fokusuara në gjëra të tjera. Nuk e kanë mendjen çfarë ndodh 20-30 kilometra më tej. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki”, u shpreh ish-ministri Panariti.

Ndërkohë, ish-ministri i Bujqësisë u shpreh se ndërtimet pa leje janë një nga shkaktarët kryesorë të përmbytjeve.

“Në kaluam një trazicion të dhimbshëm, dhe çmimi i parë që pagum ishin spostimet demografike, në toka nisi ndërtimi, pati fluks, një pjesë të ndërtimeve janë ndëtuar mbi kanale. Edhe pas ndarjes së tokës, ku u dha me përdorim u rrafshuan kanalet e dyta dhe të treta, dhe mbi to mbi në ndërtimet. Kjo ishte çmimi që po e paguajmë edhe sot, në mes të parcelës janë ndërtuar shtëpi. Kemi përmbytje një herë në vit. Unë kam një propozim, ato familje, që përmbyten dy tre herë, në vit, pasi kanë ndërtuar aty ku s’duhet, pasi është e ndaluar me ligj të ndërtosh poshtë digave, dhe në atë kohë dënoheshe. Tani kjo ndodhi, pasi ata askush nuk i ndaloi, qeveria të ndihmojë ose me kredi dhe ata ti spostojë duke ndërtuar buzë kodre”, u shpreh ish-ministri Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb