TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar një lojë të pistë politike vendimin për amnistinë për të dënuarit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se qeveria ka përgatitur amnistinë, por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar. Sipas Manjanit qeveria kërkon të joshë opozitën që kjo e fundit të braktisë bojkotin parlamentar.

REAGIMI I MANJANIT
Loja e pisët me amnistinë
————
Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.
Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike.
Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.
Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë.
A do ndodhë kjo gjë?
Të shohim. Por shenjat nuk më duken të mira…
Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb